Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama vijoi fushatën elektorale para zgjedhjeve të 14 majit në Divjakë. Ai tha se potenciali i Bashkisë së Divjakës është vënë në punë dhe ka nisur të japë rezultate, falë punës që kanë bërë dhe do të bëjnë. Ndër të tjera Rama shtoi se ndryshimet arrijnë të shihen në atë zonë, ndërsa kandidatin e opozitës nuk dëshiron ta njohë.
“Potenciali i këtij qyteti dhe i kësaj zone, i kësaj bashkie vetëm sa ka filluar të vihet në punë. Potenciali i kësaj bashkie sa ka nisur të japë rezultate. Ky potencial ka një anë tjetër e cila është shënjestra e viteve që vijnë, një turizëm e cila do ta vendosë Divjakën në hartën e Mesdheut. Të jeni të bindur që kjo do të ndodhë. Ne kemi një plan shumë të bukur. Propozimet që mund të vijnë të mos rrezikojnë këtë park gjigant. Të bëjmë dy investime të cilat do të sjellin turistë të nivelit te lartë dhe të jenë shtysë e madhe e të ardhurave. Ky është një potencial i jashtëzakonshëm dhe këto fjalë që po ju them nuk janë ëndërr, pro rezultate të punës që kemi bërë. Besoj shumë që Divjaka do të ketë një dimension të ri të jashtëzakonshëm. Me shumë punë dhe durim. Me njerëzit e duhur aty ku bëhet puna.
Ne gjetëm këtu një zonë e cila mbahej vetëm nga fuqia dhe sakrifica e njerëzve. Ndërkohë shteti ishte një forcë e izoluar në atë bashkinë e vjetër. Në Divjakë nuk kishte komunitet, sot ka. Në Divjakë nuk kishte asnjë shanc për jetë komunitare, sot ka më shumë shance për jetë komunitare. Baza është vendosur. Sot parku i Divjakës do të sjellë më shumë nesër duke u konservuar dhe mbrojtur parku dhe më pas investimi tek venet e tjera. Si mund të kthehemi mbrapa dhe ta lëmë Divjakën në duart e atyre që e kishin në dot. Dhe çfarë bënë ë morën eng dhe i morën frymën, e lanë mbrapa. Kjo është një rrugë ku ecet përpara. Dëshiroja ti drejtoja një mesazh të thjeshtë atyre që e kanë të vështirë ta kapërcejnë, ata që e kanë të vështirë të kapërcejnë gardhin.
Edhe zorrë qorre u quaka në shqip për ata që duan të mbajnë zorrën qorre në trupin e Shqipërisë, duhet të kuptojnë që zgjedhja më 14 maj. Puna i ka thënë të gjitha ato që duheshin thënë për atë që Josifi përfaqëson, Josiofi është i joni sepse është i zoti të jetë edhe kryetar bashkie edhe nuk mendoj që ia vlen të diskutohet se kush është kandidati. As nuk e di kush është dhe as kam pyetur kush është. Si mund të pranojë një shqiptar që e do vendin e tij dhe të shkojë të votojë për një kandidat që e kanë nxjerrë zorra qorre. Një gërdallë non grata atje që i rri Shqipërisë si sorrë në kokë. Si mund të jetë i pranuar për në një person gërdallë, i padëshiruar, non grata për korrupsion”, tha Rama./m.j