Në qendrën jopublike Joshua Center në Tiranë, një e moshuar e sëmurë qëndron pothuajse gjithë kohës e lidhur me litar, me justifikimin se është e sëmurë mendore dhe është agresive
Punonjësit e kësaj qendre gjatë ditës të moshuarën e sëmurë e mbajnë të lidhur më litar pas karrikes, në mënyrë që ajo të mos lëvizë
Pamjet e kësaj të moshuare u transmetuan në Fiks Fare, pasi kishin mbërritur fillimisht me një dvd me filmime amatore në këtë qendër
Gazetarët e Fiks fare hynë në ambjentet e qendrës Joshua Center ku përsëri gjetën të moshuarën e lidhur me litar pas karrikes. Një nga punonjëset tregon e ajo është agresive dhe për këtë aryse e lidhin. Ndërkohë që kjo e moshuar ka nevojë për trajtim mjekësor dhe mund të kurohet në një instituciocion të specializuar.
Një ish-punonjës i kësaj qendre, i cili këkroi që të mbetej anonim, tregoi për kameran e Fiksit se kishte punuar për disa vjet në këtë qendër, por nuk i kishin derdhur kontributet pranë ISSH. Në momentin kur ai kishte kërkuar t’i paguheshin sigurimet për vitet e punës, kishin ndërprerë mardhëniet financiare me të.
Ish-punonjësi tregon se në këtë qendër qëndrojnë në të njëjtin ambjent edhe të moshuarit e sëmurë mendorë dhe ata jo të sëmurë. Në mjaft raste, sipas ish-punonjësit edhe është ushtruar dhunë ndaj këtyre të moshuarëve dhe te familajrët e tyre janë justifikaur me faktin se i moshuari mund të jetë rrëzuar. Ish-punonëjsi tregon se është ankuar në të gjitha institucionet, por nuk ka marrë përgjigje ende
Për të gjitha këto probleme Fiks Fare iu drejtua Drejtorisë së inspektimit të standarteve shoqërore prane Inspektoriatit Qendror. Drejtoresha e kësaj drejtorie tregon se kanë bërë inspektime të shumta nëpër qendrat sociale që trajtojnë të moshuarit dhe kur kanë evidentuar probleme kanë urdhëruar mbylljen e tyre
Për rastin e të moshuarës që qëndron e lidhur në ambjentet e qendrës jo publike të trajtimit, drejtoresha tregon se do të shprehet pasi rasti të bëhej publik.
TCH