Nga Fatos Tarifa
Miqtë dhe familja më këshillojnë të mos merrem më me Belon. Por ja që Belua nuk lë askënd indiferent. Sepse merret ai me ne, qytetarët e Tiranës. Dhe merret me ne siç nuk e di se jemi.
Belo, për ata që nuk e dinë, është pseudonimi i Belind Këlliçit. Belind Këlliçi është kandidati i aleancës “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Tiranës.
Siç mund ta keni parë dhe dëgjuar këto kohë në televizion, Belind Këlliçi ka nisur një fushatë “ndryshe” për t’u zgjedhur në krye të bashkisë së kryeqytetit tonë.
Ka kohë që dërdëllis dhe premton nëpër studio televizive dhe në “takime me qytetarë” të Tiranës një “ndryshim të madh” dhe një luftë për jetë a vdekje me korrupsionin dhe me oligarkët që i kanë zënë frymën vendit dhe po i marrin shpirtin popullit. Por, kur e pyesin të thotë një emër oligarku, një të vetëm, nuk di (ose nuk do) të thotë asnjë. Ose, ndoshta, ka frikë prej tyre (oligarkëve), të cilëve me fjalë fushate premton se do u shpallë luftë. O Belua, o ata!
Oligarkët shqiptarë janë për Belon si mullinjtë e erës. Por a ka rëndësi kjo? Mjaft që Belua të luftojë oligarkinë, korrupsionin shtetëror dhe atë në bashkinë e Tiranës me të gjitha mjetet që ka. Don Kishoti kishte një heshtë dhe me të u sulej armiqve mullinj me erë.
Belo u premton qytetarëve të kryeqytetit transport urban falas dhe, për ta bërë të besueshëm premtimin e tij, e përdori vetë i pari një autobus falas. Hyri me të në stadiumin kombëtar me shumë famfarë për të nisur fushatën e madhe, fushatën e një tipi të ri, që do t’u japë fund një herë e përgjithmonë korrupsionit dhe pjellave të tij: oligarkëve pa emër.
Shpejt kuptoi se premtimi për trasport publik falas nuk mjafton për të marrë votat e qytetarëve të Tiranës. As vizioni i tij i dritur për ta kaluar trafikun nën Sheshin Skënderbej nuk ngjall shumë interes te banorët e kryeqytetit. As të tjerat dhe të tjerat.
Dhe, ngaqë nuk ka këllqe për ta marrë bashkinë–një barrë shumë e madhe për një njeri të vogël si ai, me atë formim që ka, me ato çfarë di, me ato çfarë thotë dhe premton–kuptoi se mjetet në dispozicion nuk i dalin. Ndaj e vrau mendjen dhe e gjeti një zgjidhje: gishtrinjtë e tij, ata të mesit.
Gishtrinjtë e mesit të të dyja duarve, të cilat, përmes një posteri idiot që pashë të afishuar sot në Tiranë (njërin madje të afishuar pranë shtëpisë sime), kërkon t’ua marrë bashkinë drejtuesve aktualë të saj dhe t’ua japë qytetarëve. Bashkinë, jo gishtrinjtë e mesit (që të mos krijoj ndonjë keqkuptim).
Dhjetëra miq që e kanë parë sot posterin e Belos më kanë shkruar të indinjuar. Edhe pse shumë nga fjalët që ata kanë përdorur në mesazhet e tyre për të shprehur habinë dhe revoltën ndaj fotos së Belos në atë poster me dy gishtrinjtë e mesit përpjetë janë fjalë, të cilat, në çdo rast tjetër, do të hezitoja t’i përmendja, indinjata e këtyre njerëzve është kaq e madhe–dhe tërësisht e legjitimuar–sa, me lejen e tyre dhe duke kërkuar mirëkuptimin e publikut, i përmend më poshtë siç janë thënë, pa u hequr dhe pa u shtuar asgjë nga vetja:
“Shaka eshte kjo?!”, “e vërtetë është?!”, “tmerr”, “Bobo, hahaha!!”, “djalë i keq, injorant”, “shkelje e rëndë e etikës qytetare”, “djalë idiot”, “bastard, na ndyu qytetin”, “ky është kulmi”, “budalla hesapi”…
Të tjerat nuk mundem t’i përmend. Janë edhe më të rënda, por shprehin indinjatë dhe përçmim (nëse kjo është fjala e duhur) për fushatën e Belos dhe për marrëdhëniet e tij me publikun e kryeqyetit, të cilëve ky politikan aguridhë kërkon t’u marrë Bashkinë.
Me dy gishtrinjtë e mesit përpjetë (siç shihet në poster) mbi kokën e tij. Ku edhe e kanë vendin. Për të mos thënë gjë tjetër./Dita
Paragrafi i fundit brilant! Faleminderit PROFESOR!
Belo – belaja, është lecka e dyshemesë e Sali Berishës, duke qenë përfaqesues tipik i mëndësive, brutalitetit psikomegalloman, agresivitetit me terma moderne, gënjeshtarit dhe fallsifikatorit të pa skrupull e të pa cipë për shkollimin e tijë duke krijuar premisat për akuzë penale, nga kushdo prokuror, e duke qenë i mbrujtur edhe me patriarkalitetin e origjinës, ai tallet me popullin tiranas, duke i nxjerrë “gishtin e tretë apo të tetë”; që në shqipen e shprehur popullorçe, është të bëfsha nënën, motrën, gruan e çtë keshë në prag të derës.
Po ka gabime në të shprehur, le të më korigjojë vjehrra e Belo-belasë, mbasi hiqet si njeri i letrave.
Ghithsesi, kuptimi i gishtit të mesit, është të bëfsha……nënën, motrën, gruan….
Belo, po me këto gishta, të përshëndes edhe unë.