Të paktën 10 të arrestuar, mes tyre 4 policë dhe 6 punonjës së INUV-it në Kamzë. Ky është bilanci deri në këto çaste i operacionit që blutë e kryeqytetit kanë nisur pak para mesnate.
Burimet tregojnë se ata akuzohen për shpërdorim detyre pasi kane lejuar ndërtimet pa leje në territorin e Bashkisë së Kamzës. Efektivët e Komisariatit nr. 5 dhe ata të INUV u prangosën në orët e mbrëmjes, ndërsa operacioni vijon akoma dhe njoftimi zyrtar pritet në orët
Ky operacion i drejtuar nga specialistët e departamentit të Antikrimit Ekonomik, u zhvillua pas hetimeve disa mujore.
Siç tregojnë burimet, rezulton se nga hetimet e kryera janë ngritur dyshime se disa prej bluve të Komisariatit nr. 5 nuk kanë vepruar përballë informacioneve për ndërtimet pa leje. Por, ata nuk ishin të vetmit që ishin ndaluar pak para mesnatës, ndërsa detajet policia pritet t’i bëjë në orët në vijim.
Policia është e rezervuar në dhënien e informacionit por dyshohet se të ndaluarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë lejuar ndërtimet pa leje në këtë zonë.
TCH