Të gjithë e kanë vënë re se në tastierën e kompjuterit, shkronjat F dhe J kanë një pjesëz të ngritur në sipërfaqen e tastit. Por, ndryshe nga sa mund të mendohet, këto dy shenja nuk kanë të bëjnë aspak me të verbrit.
Dy vijat e ngritura në tastet e F-së dhe J-së janë bërë me qëllim që përdoruesi të orientohet në përdorimin e saktë të tyre pa e parë fare tastierën.
Arsyeja se pse këto dy taste kanë nga një “kodër” të vogël në sipërfaqen e tyre është se në këtë mënyrë krijuesit kanë menduar ta bëjnë përdoruesin t’i vendosë duart në pozicionin optimal gjatë shkrimit.
Me vendosjen e gishtave tregues në dy tastet me shenja, dora e majtë mbulon përdorimin e shkronjave A,S,D dhe F, ndërsa e djathta mbulon shkronjat J,K, L. Dy gishtat e mëdhenj pozicionohen mbi butonin e hapësirës.
Ideja për të vënë dy shenja mbi F-në dhe J-në ka qenë fillimisht e June E. Botich, me qëllim që të rritë shpejtësinë e përdorimit të tastierës nga përdoruesit.
Shpikësi amerikan nga Florida e ka marrë patentën për këtë modifikim në prill të vitit 2002. Gazetablic