Ajo shtoi se emrat e tjerë që Alibeaj ka vendosur për të garuar në 14 maj në disa bashki, janë mbështetës të qeverisë dhe të financuar nga Edi Rama.
Ajo përmendi rastin e kandidates së Fierit e cila sipas Kryemadhit mban edhe postin e drejtoreshës së spitalit dhe Agron Kapllanajt, i cili kandidon në Mallakastër.
Deputetja e PL-së tha se pas 14 majit, fundi i kandidatëve të Alibeajt do jetë i tmerrshëm, pasi Ramës nuk do i hyjnë më në punë.
“Qytetarët janë të zgjuar për ta kuptuar. Ai që është kundër qeverisë do votojë kundër qeverisë. Ai që do të shkojë ti bëj nderin selisë së vulës, është gjë që nuk do shkonte të votonte edhe po mos kishte kandidatë. Është votë ose e subvencionuar me para ose sdo votonte. Kjo e ka 0 efektin tek vota e Belind Këlliçit.
Në Mallakastër të gjithë e dinë që është personi që merr më shumë tendera nga qeveria. Edhe pastruset në privat janë hequr nga puna nëse votonin kundër Edi Ramës ose Erion Veliajt.
Pra tani kundërshtari i Armando Subashit qënke drejtoreshë në spital. Pra nuk ka mendere ku të rrijë i themi ne. Apo Agron Kapllanaj që fiton me miliona euro dhe është kandidati përballë opozitës. Por kjo është zgjedhja e tyre. Mirë ishte po mos kishin nxjerrë kandidat. Por kjo ishte një fund i tmerrshëm që pas 14 majit nuk do i hyjnë në punë as Ramës, as Veliajt as Subashit. Dhe financiarisht nuk do mbështeten më”.
/a.r