Vendimin nëse do të kandidojë për kreun e PD zyrtare, Enkelejd Alibeaj duhet ta ketë marrë, por ende nuk e pohon publikisht. “Nuk ka lidhje fare çështja e kandidimit apo jo, pse kush do të kandidojë dhe kur. Erëndësishme është të përcaktosh një mënyrë të re të organizimit të PD.”- u shpreh zoti Alibeaj në intervistën për emisionin “Pa Censurë”, ku tregoi idenë e tij sesi duhet të riorganizohet PD për ta bërë një parti të lirë, ku kandidon çdokush që përcaktohet si proPerëndimot, kundër krimit dhe kundër korrupsionit.
Pas 14 majit, në lojën mund të hyjë edhe një lojtar i vjetër si Lulzim Basha, një rivalitet të cilin Enkelejd Alibeaj nuk e lë pa komentuar. “Anëtarët do të vlerësojnë nëse ai që kandidon është i aftë apo jo, ka dhënë apo jo për PD në këtë periudhë vërtet të dhimbshme dhe të sakrificës. Besoj që demokratët do të jenë të aftë për të gjykuar këdo në ambicien që do të ketë. “- u shpreh Enkelejd Alibeaj në emisionin “Pa Censurë”. Më poshtë pjesë nga intervista me gazetaren Elona Meço.
Enkelejd Alibeaj: Riorganizimi është nevojë e PD pas 14 Majit. Riorganizim në koncept së pari dhe kjo kërkon që të përcaktosh kauzën tënde, ideologjinë, hapësirën e lirisë. Së dyti është modeli, mënyra e organizimit që do të aplikohet në përgjedghe janë të gjitha për t’u vendosur dhe për t’u aplikiar nga struktura drejtuese e PD. Nuk ka lidhje fare çështja e kandidimit apo jo, pse kush do të kandidojë dhe kur. Erëndësishme është të përcaktosh një mënyrë të re të organizimit të PD. Mënyra sesi unë e imagjinoj, dëshira ime, se kjo do të vendoset nga strukturat, është që të jete një parti që garanton: 1. hapësirën e lirisë së mendimit politik brenda partisë. 2. Të bazohet tek vota. 3. Të bazohet tek vlerat kryesore të kësaj partie 4. Të jetë joshëse sa më shumë për të gjitha flukset e shoqërisë, që të behen pjesë e PD, duke grumbulluar atë pjesë të sjëndoshë të shoqërisë. Instrumentat janë nga më të ndryshëm.
Elona Meço: Ju po thoni që do të riorganizoni partinë dhe pastaj do të bëhen zgjedhjet për kryetarin?
Elona Meço: Jua bëra pyetjen për kandidimin, pasi shtatorin e kaluar, kur ne kemi bërë bisedën e parë për emisionin “Pa Censurë”, ju e latë hapur këtë mundësi.
Pyetje: Nëse ju do të kandidoni për kryetarin e PD, siç unë e shoh të ndodhë, e mendoni Lulzim Bashën si rival?
Enkelejd Alibeaj: Konkluzionet që i nxirrni mund t’i keni të gabuara, pasi unë nuk ju thashë ç’do të ndodhë. Për mua sot është e rëndësishme që PD, e cila në këtë 1 vit e gjysmë është goditur, është plagosur, është penguar, i është marrë fryma etj, do të duhet të dalë pas zgjedhjeve edhe me një rezultat të denjë. Pas 14 majit ajo që duhet të ndodhë duhet të jetë një rikonceptim i mënyrës së organizimit të PD dhe sigurisht do të ketë edhe proces zgjedhor. Në proces zgjedhor çdokush është i lirë dhe kjo është alfa e lirisë, që çdokush të kandidojë. Sigurisht do të jenë votuesit, strukturat e PD që do ta përcaktojnë këtë gjë. Nuk mund të jemi në një sistem të dikurshëm që të përcaktojmë kush kandidonte dhe kush jo, siç bënte në fakt PD deri para pak kohësh. Kjo është një mga gjërat që nuk do të ndodhë më në PD. Pastaj, sipas dëshirës, gjithësecili do të vlerësojë: është i aftë apo jo, ka dhënë apo jo për PD në këtë periudhë vërtet të dhimbshme dhe të sakrificës. Besoj që demokratët do të jenë të aftë për të gjykuar këdo në ambicien që do të ketë./m.j