Enkelejd Alibeaj është një mga politikanët më të ashpër kundër Sali Berishës, duke e kthyer antiberishizmin në një kartë të rëndësishme elektorale. Në intervistën për emisionin “Pa Censurë” ai tha se Berisha nuk synon fitoren në këto zgjedhje. “Halli i madh i tij është si të mbrohet nga non grata dhe eventualisht nga procedimet penale që mund të vijnë, si rrjedhojë e asaj si është dizenjuar për minim të demokracisë dhe për korrupsion. Zoti Berisha nuk fiton dhe as nuk i çon dot demokratët në fitore.”- u shpreh Enkelejd Alibeaj nga pozicioni i Kryetarit të Komanduar të PD.
Por a mund të japë Alibeaj një rast konkret të korrupsionit të zotit Berisha, duke qenë se ka mbajtur funksionin e Drejtorit Antikorrupsion në Kryeministri dhe më pas Ministër i Drejtësisë në qeverinë e parë Berisha?
Përgjigja e tij ishte kjo: unë nuk jam me dy standarde. Përfitoj të jap dhe një shpjegim për ata që me kujtojnë se kam qenë ministër i Berishës. Kam qenë ministër i qeverisë shqiptare. Brenda atij që quhet luajalitët politik, çdo ministër duhet të marrë një barrë dhe një detyrim ndaj kryeministrit të momentit.
Cila ishte kjo barrë që une besoj ta kem çuar me sukses deri ë fund: që përgjatë shërbimit si ministër të mos ia kem nxirë faqen ministrisë, qeverisë, kryeministrit po të doni. Por nga 2009-2013, kur PD bëri aleancë me LSI, ishte momenti kur qeverisja e PD mori teposhtë. Sa për rast konkret, nëse doni emra kur kam drejtuar Drektorinë Antikorrupsion mund t’ju sjell raportet e kohës nga 2005-2007.”- tha zoti Alibeaj gjatë intervistës për emisionin “Pa Censurë”. Ky ishte një rast, ku Alibeaj nuk kurseu as Lulzim Bashën për të cilin tha se drejtohej ga Sali Berisha.
Në një nga rastet e rralla publike, ai i dha të drejtë Edi Ramës, kur në 2021, 1 muaj para shpalljes non grata të Berishës, u thoshtë qytetarëve se vota për Bashën sjell në qeveri Berishën dhe Metën. Pjesë nga intervista me gazetaren Elona Meço për emisionin “Pa Censurë”
Elona Meço: E besoni që është e vërtetë, nëse fitonte Basha do të qeveriste Berisha dhe Meta?