Shkëlqim Hysi, 53 vjeç, nga Tepelena ka humbur kontaktet me familjen më datë 9 prill 2023, nga ishulli Siros në Greqi. Shkëlqimi hyri në datë 7 prill në darkë me autobus nga Kakavija për në Athinë dhe pastaj me traget po atë ditë për në Ishullin Kos. Shkoi për të punuar te një i afërm. Hera e parë që shkonte në Kos, por në Greqi kishte shkuar dhe herë të tjera. Nuk gjeti vend për strehim dhe u detyrua të kthehej në Shqipëri. Mori tragetin për në Athinë, trageti ndaloi në Siros, zbriti sepse bëri debat me punonjësit e tragetit në orën 2 të natës. Me dokumente ishte në rregull.
Shkoi për të fjetur në një ndërtesë, fjeti, u lajmërua pronari i ndërtesës për vjedhje, Shkëlqimi iku dhe aty la çdo dokument dhe disa sende bashkë me telefonin. Pas verifikimeve nga policia u dëshmia se nuk kishte kryer vjedhje. Më datë 8 prill u pa në Siros duke pirë kafe në lokal afër portit. Aty i ka thënë policisë të kthehej në Athinë, dhe polici i tha eja se me biletën që ke udhëton sërish. Këto janë të dhënat e fundit. Familja dyshon se mund të jetë në burg. Shkëlqimi është i martuar me dy fëmijë të cilët janë tepër të shqetësuar për fatin e tij.
Familjes i ka ardhur një informacion që është parë në Pire të Athinës dhe shqiptarët e kanë ndihmuar me 20€, nuk dihet më shumë! Humbja e tij është bërë publike dhe në mediat greke. Kush e sheh 53-vjeçarin është i lutur të kontaktojë në numrin e telefonit: 069 614 8931
/s.f