Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që anëtari i tretë i grupeve të numërimit për zgjedhjet lokale të 14 majit i takon Partisë Socialiste. Ndërsa anëtari i katërt i grupit të numërimit të votave do duhet të vendoset me short mes Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe Partisë së Lirisë.
Sipas këtij vendimi në grupet e numërimit të votave, do të kemi 2 anëtarë të PS-së, 1 anëtar të PD-së dhe për anëtarin e grupit të katërt nesër do hidhet shorti për ndarjen mes PL-së dhe PDIU. Për pasojë, praktikisht, në gjysmën e vendit, koalicioni Meta-Berisha nuk do ketë anëtar në grupin e numërimit të votave.
/s.f