Komision i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka shkarkuar me shumicë votash gjyqtarin e Gjykatës së rrethit Gjyqësor Elbasan, Taulant Tafa.
Në shtator të vitit të shkuar, Këshilli i Lartë Gjyqësor caktoi masën pezullim nga detyra për 3 muaj me të drejtën e përfitimit të pagës minimale për magjistratin Taulant Tafa.
Ky vendim, erdhi KLGJ pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), për procedim ndaj Tafës, për shkelje disiplinore të kryera, në gjykimin e kërkesës me objekt ulje dënimi, për një të dënuar me burgim të përjetshëm.
/a.r