Liderët e Bashkimit Europian do të diskutojnë rreth qëndrimit që blloku do të mbajë ndaj Kinës dhe marrëdhënieve me vendin, në samitin e ardhshëm në qershor.
Lajmin e bërit të ditur presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel paraditen e së hënës.
“Politikat BE-Kinë do të jenë në agjendën e Këshillit Europian në qershor,” citohet të jetë shprehur Michel.
“Ministrat e punëve të Jashtë do ta përgatisin diskutimin nën drejtimin e Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell.”
Kujtojmë se disa ministra të Jashtëm të BE-së, duke folur përpara një mbledhje të përbashkët të hënën, shprehën shqetësimin e tyre rreth deklaratave të bëra nga ambasadori i Kinës në Francë.
Ky i fundit vuri në pikëpyetje sovranitetin e shteteve të ish-bashkimit Sovjetik si Ukraina dhe shtete anëtare të BE-së, si Lituania, Letonia dhe Estonia.
Ndërkohë, ministria e Jashtme e Kinës ka tentuar që të sqarojë se qëndrimi zyrtar i vendit është që respekton sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve.
/a.r