Sali Berisha nga Delvina, në shoqërinë e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, lëshoi akuza në drejtim të qeverisë Rama, ndërsa theksoi se ai vepron me mafian.
“Të dashur qytetare dhe qytetarë, banorë të Delvinës. Para së gjithash dua të përulem me nderimin më të madh para jush, të shpreh mirënjohjen më të thellë, para qytetarëve dhe qytetareve të Delvinës, banorëve të këtij rrethi për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme që i kanë dhënë PD-së dhe demokracisë shqiptare nga ditët e para gjer sot, në traditën më të shkëlqyer të shpirti të tyre atdhetarë, të shpirtit të tyre liridashës.
Faleminderit shumë!
Është nder i madh për mua të paraqes sot këtu para jush, njërin nga bijtë tuaj më të mirë, njërin nga qeveritarët tuaj më të sprovuar, vendorë, më me eksperiencë, një qytetar shembullor të Delvinës. Të paraqes këtu Ilir Mehmetin, si kandidat për kryetar bashkie. Ilir Mehmeti i ka shërbyer Delvinës me të gjithë dashurinë, përkushtimin e tij. Ai ka një eksperiencë shumë të çmuar dhe së bashku me mikun tim të ndjerë, Dhurim Alinani, u përpoqën dhe bënë më të mirë për Delvinën dhe delvinjotët. Por e vërteta është se eksperincën e krijuar, me nevojën jetike për ndryshimin, Ilir Mehmeti do të bëjë shumë e shumë më tepër për qytetarët e kësaj bashkie, për këtë qytet, për fshatrat e kësaj bashkie. Miqtë e mi! Ilir Mehmeti ka përballë rivalin e rilindjes së krimit. Nuk them socialist më. Duhet të ndajmë socialistët nga rilindasit. Rilindasit janë sekti më kriminal që ka patur ndonjëherë në pushtet, që kanë patur ndonjëherë shqiptarët. Të marrim rivalin e Ilirit.
Një kushëri të parë apo të dytë e ka të dënuar me 12 vite në Romë, por kushëriri i tij në Tiranë është 5 herë më kriminel se ai që është në Romë, Ardi Veliu, mbi të cilin rëndojnë dosje krimi të pafundme. Çfarë ti thuash atij në Romë, kur ky në Tiranë është më i zi se ai. Albert Malaj, në Memaliaj. Disa prej tyre i takoja për herë të parë, por disa prej tyre më impresionuan shumë. Njerëz me identitet, njerëz me cv. Dëgjova programin e Ilirit, program i një qeveritari të vërtetë, program i një njeriu që shef me sensin e përgjegjësisë, çdo potencial dhe problem të Delvinës. Programin e një njeriu që merr përgjegjësi. Dhe kështu në çdo bashki të jugut. Jugu ka një rrezik madhor, mafian, mafian dhe vetëm mafian. Po e shkatërrojnë. Shkoni në Kasamil, aty po ndodh një masakër e paimagjinueshme. Mafia. E ka thënë bukur Faik Konica; Zoti mbrojtë Shqipërinë nga shqiptarët. Ka pasur parasysh që do të vinte, se ka qenë si punë profeti në mençurinë e tij Faik Konica dhe ka pasur parasysh se do të vinte një ditë mafia shqiptare që do ta shkatërronte. Nuk ka pushtues që mund të sillet në këtë mënyrë ndaj një vendi, siç po sillen këta qeveritarë”, tha Berisha.
/a.r
O ju hëngërtë mortja e ju shpëlaftë panuklla o Sali Berisha e Ilir Meta, i pari është kancer i dyti është sidë e Shqipërisë.