Policia ka gjobitur Çiljeta Xhilagën me motivin për parkim të gabuar.
Natyrisht që bukuroshja nuk ka reaguar mirë dhe reagimi i saj është fotografuar nga dikush.
Më pas fotoja është dërguar tek Jeta osj Qef ku edhe është bërë publike.
Pasi ka marrë gjobë nga policia për parkim të gabuar, Çiljeta ka bërë debat me policët.
Në fakt lajmifundit.al mëson se ngjarja ka ndodhur tek rruga “Myslym Shyri” ku bukuroshja ka edhe një dyqan të sajin me të cilin merret prej kohës kur është tërhequr disi nga aktiviteti artistik.
Gjoba i është vendosur bukuroshes në momentin kur ajo kishte parkuar dyshe duke lënë makinën e duke hyrë në dyqanin e saj.