Edhe pse të gjithë mezi e presim surprizën e bukur që Luizi ka për Kiarën, duket se deri në atë moment moderatorja do jetë duke përjetuar momentet më të këqija brenda shtëpisë. Si kurrë më parë, me ftohjen e Luizit, Kiara ka ndjerë shumë keq, aq sa ka vënë në pikëpyetje raportin dhe dashurinë e tyre.
Por ajo që Kiarën tronditi më shumë, ishte deklarata e Luizit, ku ai u shpreh se marrëdhënia e tyre ka ecur me hapa shumë të shpejtë dhe se nuk është i sigurt nëse do ta vazhdojë këtë lidhje.
Pas kësaj deklarate Kiara tha se ka ngelur pa fjalë e më pas e pyeti nëse tani ajo duhet të vendosë në dyshim dashurinë e tij për të. Luizi heshti për pak çaste e më pas i tha se do jetë koha që do e tregojë më mirë këtë gjë.
Pjesë nga biseda:
Kiara: A duhet të dyshoj të gjitha herët kur më ke thënë të dua më shumë se veten?
Luizi: Koha do e tregojë
Kiara: Më ke lënë pafjalë
Kiara u largua dhe shpërtheu në lot. Gjatë ditës së sotme ajo është parë të qëndrojë e vetme në verandë me lot në sy.
Lart e poshtë po thuhet që Luizi po përgatitet t’i propozojë vajzës që i vodhi zemrën që me shikimin e parë për martesë, mirëpo si fillim dëshiron që “t’i ngrijë njëherë gjakun”.
Do kemi kujtime të bukura, por unë jam kam lojën shumë më të rëndësishme, për momentin dhe për hir të vërtetës nuk e shoh Kiarën në planet e mia për të ardhmen besoj se me aq sa e kemi respektuar njëri tjetrin uroj me shpirt të më kuptojë./m.j
View this post on Instagram