Një debat mes dy të rinjve përfundoi në plagosjen e të dyve mëngjesin e kësaj të premteje në Rrëshen. Gazetarja Vera Deda raporton se ngjarja ndodhi në shtëpinë e njërit prej të plagosurve.
Paraprakisht dyshohet se palët kanë pasur një debat verbal, e më pas situata ka përshkallëzuar deri në përdorimin e thikës.
Të dy plagosën njëri-tjetrin dhe përfunduan në spital. Sipas gazetares, të rinjtë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, janë jashtë rrezikut për jetën.
/a.r