Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në kryeqytet, Belind Këlliçi ka deklaruar se do të largohet nëse nuk realizon premtimin e tij për transport publik falas në kryeqytet.
Këtë deklaratë ai e bëri në emisionin Opinion në Tv Klan, kur u pyet nga gazetari Mentor Kikia nëse do largohet nëse ai nuk realizon këtë premtim të tij në rast se fiton zgjedhjet për kryebashkiak.
Mentor Kikia: Nëse bëhesh kryetar bashkie dhe nuk e bën transportin falas, do ikësh?
Belind Këlliçi: Do iki. Më shif në sy, do iki. Nuk të dal më këtu para nëse nuk e bëj. Je i qetë për këtë? Nuk të dal para dhe nuk i dal para qytetarëve për t’i kërkuar votën. Bazuar në turin e dëgjimit që kemi bërë prej 4 muajsh, bazuar në sondazhet që janë bërë 6 muajt e fundit për problematikat kryesore që ka qyteti, duke qenë se kosto e jetës është problemi kryesor për pothuajse 70% të qytetarëve të Tiranës, trafiku i rënduar, ndotja e ajrit janë probleme të prekshme për pjesën dërrmuese të qytetarëve. Jemi ulur jo vetëm me këtë ekip ekspertësh që ju shihni sot, por me një staf edhe më të gjerë për të gjetur zgjidhje që adreson të gjitha këto probleme së bashku dhe transporti publik falas përveçse ul koston me 52 mijë lekë në muaj për familjet që janë në nevojë dhe ato që kanë të ardhura të ulta në Tiranë, sigurisht që i jep përgjigje dhe këtyre problemeve që ju përmëndët.
/a.r