Dy ditë pas vrasjes së 20-vjeçarit, Stiven Toshkezi në Tiranë sot është vetëdorëzuar në policia, autori i dyshuar i krimit, 18-vjeçari Aksel Hoxhaj.
Policia me anë të një njoftimi sqaron se arrestimi i të riut i bë i mundur si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët.
“Vetëdorëzohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 18.04.2023, ku humbi jetën shtetasi S. T. Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, ditën e sotme, në DVP Tiranë, është vetëdorëzuar shtetasi A. H., 18 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, më datë 18.04.2023, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në bashkëpunim me shtetasin E. M., 18 vjeç, (arrestuar disa orë pas ngjarjes), kanë goditur me mjet prerës shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet ne njoftimin e policise.
Nderkohe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
SI NDODHI VRASJA
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani” në kryeqytet. Dyshohet se autorë të vrasjes janë Aksel Hoxhaj dhe Ensi Maze, ky i fundit u arrestua diten e krimit.
Konflikti dyshohet se ndodhi për një vajzë. 20-vjeçari kishte lidhje me vajzën, e cila më herët kishte qenë në një tjetër marrëdhënie. Pas ngacmimeve në rrjete sociale, Toshkezi ka shkuar për t’u sqaruar me të rinjtë. Por pas debateve, dyshohet se i kanë marrë thikën 20-vjeçarit dhe e kanë goditur disa herë për vdekje./m.j