Forcat Shqiponja kanë bërë të mundur arrestimin e një 41-vjeçari në qytetin e Korçës, i cili dy vite më parë në zgjedhjet e vitit 2021 ka kryer shkelje duke shkelur fshehtësinë e votimit.
Personi me inicialet K.Ç, ishte i shpallur në kërkim dhe 2 vite pasi kishte kryer dy shkelje gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, është vënë në pranga.
Ndalimi i tij është bërë nga forcat “Shqiponja” për shkak se ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
/s.f