Deputeti demokrat Edi Paloka është pyetur lidhur me vrasjen e ndodhur mesditën e kësaj të mërkurë në zonën e “Ranës së Hedhun”, ku viktimë mbeti biznesmeni Ardian Nikulaj.
Për Palokën, kjo vrasje dyshohet se është politike.
Ai tha se Nikulaj në këto zgjedhje ka qenë mbështetës i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Pashk Gjoni.
“Mendoj se vrasja ka qëllim poliitk. Në këto zgjedhje ai ka qenë mbështetës i kandidatit të koalicionit “Bashë Fitojmë” megjithatë nuk dua të flas më tepër sepse duhet të kem informacion”, tha Paloka për “News24”.
PD e Berishës është duke politizuar çdo krim së fundmi, duke marrë përsipër se i ka të vetët, ata që sulmohen, me argumentin se po vriten për motive politike.
Gjë që natyrisht shtrembëron arsyet reale të krimeve, pasi vështirë se mund të mendohet që këtu të të vrasin thjesht për bindjet politike./TemA