Ndriçim Babasi, biznesmen, ish-deputet i PD-së është shoqëruar në komisariatin nr.1 të policisë së Tiranës. Burime nga policia thonë se Babasi është duke u marrë në pyetje në lidhje me protestën e djeshme të PD kundër ndërtimit të parkut të lodrave tek Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë.