Partia e Lirisë, si drejtuese e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka depozituar në KAS kërkesën për regjistrimin e emrit të Sali Berishës si drejtues i koalicionit.
“Në emër të koalicionit “Bashkë fitojmë”, si edhe të partive përbërëse të tij, ju informoj për efekt të pasqyrimit korrekt të të dhënave të koalicionit, në fletën e votimit sipas parashikimeve të nenit, 98 të Kodit zgjedhor, se drejtues i koalicionit është deputeti Sali Berisha”, thuhet në shkresën që mban firmën e përfaqësuesit të PL, Endrit Braimllari.
Me sa duket nje kerkese e tille ehste bere ne kushtet kur e dine se nuk mund te regjistrohet ne fleten e votimit si drejtues koalicioni Berisha, pasi zyrtarisht as ai dhe as “Rithemelimi” nuk njihen nga KQZ, dhe i bie qe te jete ne krye te nje koalicioni nje votues i thjeshte i kesaj aleance.
Kodi Zgjedhor
Neni 65
Regjistrimi i koalicioneve zgjedhore
(Ndryshuar me ligjin nr. 74/2012, datë 19.7.2012, shtuar pika 3 me ligjin nr. 118/2020, datë
5.10.2020)
1. Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
2. Partia politike pjesëmarrëse në një koalicion nuk mund të marrë pjesë në një koalicion tjetër dhe as të paraqesë kandidatë apo listë shumemërore kandidatësh jashtë koalicionit ku ajo bën pjesë.
3. Në momentin e regjistrimit, koalicioni duhet të deklarojë partinë politike udhëheqëse të koalicionit. Për nevojat e zbatimit të këtij ligji, të gjitha të drejtat dhe detyrimet që ky ligj përcakton për subjektet zgjedhore përmbushen nga partia udhëheqëse e koalicionit. Marrëdhëniet midis partive pjesëtare të koalicionit dhe detyrimet reciproke
midis tyre rregullohen në marrëveshjen e koalicionit, e cila është pjesë e dokumentacionit që depozitohet nga koalicioni në KQZ.
54
Neni 98
Përmbajtja e fletëve të votimit
(Ndryshuar me ligjin nr.74/2012,datë 19.07.2012, ndryshuar pika 4 me ligjin nr. 118/2020, datë
5.10.2020)
1. Fletët e votimit për zgjedhjet përgatiten nga KQZ-ja. Fletët e votimit duhet të jenë prej letre, me ngjyrë, trashësi ose elemente konfigurimi të tilla që të mos lejojnë leximin e votës në pjesën e pasme të saj, si dhe të përmbajnë elemente sigurie, sipas përcaktimeve me akt normativ të KQZ-së.
Fleta e votimit përmban element teknik në formën e kodeve që identifikojnë zonën zgjedhore, qendrën e votimit, si dhe elemente të tjera identifikuese që nuk lexohen me sy të lirë.
2. Fletët e votimit prodhohen në blloqe pa kundërfletë. Numri i serisë së bllokut të fletëve të votimit shënohet në dokumentin që shoqëron bllokun e ambalazhuar, sipas përcaktimeve të KQZ-së.
3. Emrat e subjekteve zgjedhore vendosen në fletën e votimit, sipas rendit të përcaktuar në mënyrë të rastësishme nga shorti. Përbri emrit të partisë vendoset sigla, shkronja nistore dhe emri i kryetarit të partisë. Çdo subjekti që renditet në fletën e votimit i korrespondon hapësira përkatëse për shënimin e votës nga zgjedhësi.
4. Fleta e votimit për zgjedhjet për Kuvendin duhet të përmbajë hapësirën e posaçme për ushtrimin e votimit parapëlqyes për kandidatët e subjektit zgjedhor. Mënyra e votimit parapëlqyes përcaktohet nga KQZ-ja në varësi nga numri i subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje, duke respektuar kushtin që informacioni i përcjellë nga fleta e votimit të mos jetë tejet i ngarkuar, konfigurimi i fletës të jetë i qartë e i kuptueshëm për zgjedhësin dhe
zgjedhësi ta ketë të lehtë orientimin për votimin e subjektit zgjedhor dhe të kandidatit të
parapëlqyer.
5. KQZ-ja organizon hedhjen e shortit për detyrimet që rrjedhin nga ky nen, menjëherë sapo të ketë përfunduar regjistrimi i listës shumemërore në KQZ apo, sipas rastit, në KZAZ. Rregullat për hedhjen e shortit përcaktohen me akt normativ të KQZ-së./m.j