Ardian Nikulaj i cili u vra në Shëngjin ishte vetëm në tavolinë në lokalin e tij ‘Coral’, kur autori i maskuar me skafandër motori e qëlloi për vdekje. Sipas burimeve të Report Tv, Nikulaj u vra në lokalin e tij, dy autorët u larguan me ‘Range Rover’ të Zi me targa angleze.
Në vitin 2021, ai kishte kandiduar për postin e deputetit nën partinë e PSD-së, ndërsa gjithashtu rezulton kandidat në listën për këshillitarë bashkiakë aktualisht.
Në vitin 2003, Nikulaj rezulton i dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Ndërsa në 2006-ën është dënuar me gjobë për kontrabandë dhe falsifikim.
/s.f