Një atlete e njohur skoceze është eliminuar nga kompeticioni, pasi përdori makinën për të kryer një pjesë të garës së saj.
Joasia Zakrzewski e mbylli në vendin e tretë garën 2023 GB Ultras nga Manchesteri në Liverpool, por dyshohet se për më shumë se 3 kilometra udhëtoi me makinë.
Atletja 47-vjeçare nga Dumfries u gjurmua përmes një GPS që mbulonte të gjithë gjatësinë prej 80 km të garës dhe rezultoi se në një pjesë të saj ajo arriti të kryente 1.6 km vetëm për 40 sekonda.
Çështja i ka kaluar tashmë Federatës Britanike të Atletikës, e cila pritet të vendosë dënimin për sjelljen josportive të atletes.
/a.r