Dy persona janë vënë në pranga në Lushnje. Njëri shpërndante drogë, tjetri e blinte. Sipas asaj që ka informuar policia, Gani Satka, 42 vjeç dhe Riccardo Andonie u kapën në flagrancë në një makinë teksa shkëmbenin drogën. 42-vjeçari ishte shpërndarësi, ndërsa 20-vjeçari nga Italia e blinte.
“42-vjeçari, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, u kap në flagrancë, në automjetin që drejtonte, teksa i shiste shtetasit Riccardo Andonie, doza të dyshuara lënde narkotike kanabis. Këto doza u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
/a.r