Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër krimit të organizuar.
Kështu është shprehur ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatrë konferencës me drejtorat e policisë të vendeve të BE.
Sipas ministrit, Shqipëria pati një transformim në mënyrën sesi ka ndikuar për të luftuar krimin e organizuar brenda dhe jashtë kufijve, teksa thekson se nga thjesht informatore mori rolin e pjesëmarrësve dhe madje të rolit drejtues në skuadrat hetimore në goditjen e grupeve kriminale.
“E konsideroj si mundësi të shkëlqyer për të diskutuar se si mund ta rrisim bashkëpunimin me njëri-tjetrin. Jam i bindur që Shqipëria edhe pse një vend i vogël, ka kontribut jo të pakët në sigurinë e Evropës dhe të asaj që sot është BE.
Shqipëria qe i vetmi parë vend në Ballkanin Perëndimor që nënshkroi marrëveshje që i drejtoheshin kufijve të jashtëm të BE. Ne e kemi kaluar fazën kur vetëm shkëmbenim informacione për grupet kriminale, sot jemi pjesëmarrës madje dhe me rol drejtues në skuadrat hetimore për goditjen e grupeve kriminale. Dhe kjo s’është fazë e rastësishme.
Krimi luftohet vetëm me bashkërendim, pa kufij dhe pa pasaportë. Më ketë vizion dhe mendje, policia është një ndër institucionet më të besueshme. Jemi të fokusuar te rritja e cilësisë. Këtë ambicie po e bëjmë me vende si Italia.”- tha Çuçi.
/a.r