The New York Times ka zgjedhur restorantin shqiptar “Çka Ka Qëllu”, si një ndër 100 më të mirët në New York të SHBA, mes 27 mijë të tillëve. Restoranti ka për pronar shqiptarin e Kosovës, Ramiz Kukajn.
Restoranti gatuan vetëm ushqime tradicionale, autentike të Shqipërisë dhe Kosovës ndërsa në ambiente ka të ruajtura edhe objekte tradicionale të vendeve tona të cilat pronari ka dërguar deri në Amerikë. Restoranti është i hapur në dy vende, Bronx, Manhattan dhe Stamford Ct.
“27.000 restorante janë në New York City. A e kishit menduar ndonjëherë, që do të vinte një ditë, kur një restorant shqiptar, me ushqime vetëm autentike shqiptare, do të zgjidhej ndër 100 restorantet më të mirë? Duajeni tuajën shqiptarët e mi sepse nuk ka më të mirë”, shkruan Ramiz Kukaj.
/s.f