Abuzimet me faturat e ujësjellësit të Tiranës kanë prodhuar një reaksion zinxhir, ku pas qytetarëve është përzier edhe politika. Në fillim ministri i brendshëm Tahiri, e pas tij kryetari i bashkisë Veliaj, i cili e ka larguar thuajse forcërisht Neritan Gjojdeshin nga detyra.
Mediat shprehen se Gjojdeshi ka qenë një emërtesë e hershme e Koço Kokëdhimës, super-deputetit të PS, i quajtur ndryshe edhe Beu i Jugut. Gazetat shkruajnë, pas largimit të Gjojdeshit, se ikja e tij ishte në fakt një mesazh i hapur paralajmërimi për Koço Kokëdhimën. Njeriut që prej vitesh, qëkurse e majta u kthye në pushtet, shihet si i paprekshëm.