Ilir Meta do të jetë përgjegjës për të shpëtuar Sali Berishën nga akuzat publike për para të dyshimta me të cilat po financon fushatën. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i faturon Berishës asnjë detyrim për të raportuar, edhe pse ai është figura qëndrore e Koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në këto zgjedhje.
“Përgjegjësia për raportim iu takon partive politike, koalicioneve dhe kandidatëve. Përsa kohë Berisha nuk është kandidat në këto zgjedhje, në këtë cilësi nuk ka asnjë lloj detyrimi për të raportuar”
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shpjegon për ABC NEWS se i takon Partisë së Lirisë, si udhëheqëse e koalicionit të mbajë këtë përgjegjësi.
“Ne jemi duke monitoruar aktivitetin elektoral të cdo subjekti zgjedhor përfshi edhe të koalicioneve. Koaliconet përmes partisë udhëheqëse në rastin konkret, koalicionit Bashkë Fitojmë, partia udhëheqëse e koalicionit dhe që ka marrë përgjegjësitë në lidhje edhe me raportimin financiar është Partia e Lirisë. Në përfundim të procesit zgjedhor, edhe ky koalicion dhe gjegjësisht Partia e Lirisë, ka detyrimin për të raportuar edhe mbi paratë e shpenzuara në fushatë zgjedhore”
Por, a mund të fshihen kandidatët e Foltores pas bujarisë së Ilir Metës për të justifikuar një fushatë kombëtare?
“Rasti mbetet për t’u vlerësuar në momentin që do të bëhet objekti i shqyrtimit raportimi financiar i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ashtu sikurse edhe për cdo parti tjetër politike.”
Gjithësesi, auditët e KQZ-së, edhe pse nuk e kanë kompetencë të drejtpërdrejtë, do ta mbajnë nën monitorim rolin e Sali Berishës dhe parave të tij në këto zgjedhje.
Se cfarë implikon aktiviteti i tij, kjo është cështje tjetër. Ai në vetvete nuk ka detyrim si person”
Por përgjigjia e shtetit, nëse do të vijë, do të jetë e largët. Pasi zgjedhjet të kenë mbaruar e nëse audituesit e KQZ-së do të kontrollojnë faturat me lupë.
“Deri në 60 ditë pas përfundimit të procesit duhet të dorëzohet në KQZ raporti përkatës.”
Në këto zgjedhje, KQZ ka financuar vetëm Ilir Metën, por jo Sali Berishën. Të gjitha fondet që i takuan Partisë Demokratike ju dhanë llogarisë zyrtare të Alibeajt, edhe pse Berisha mori një pjesë të deputetëve./m.j
Po emrin e Ilir Metaj/t, si kryetar i Partisë së Lirisë, që komandon financat e BASHKË FITOJMË, pse o Celibash nuk e vë në FLETËN E VOTIMIT ?
A është pis-llëk nga ana juaj ky marifet mysybet ?