Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëherësh Drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla ka përkujtuar sot 80-vjetorin e çlirimit të Ballshit, ku ka theksuar se ky përvjetor e gjen Europën në një luftë të shkaktuar nga diktatori rus Vladimir Putin,luftë e cila përveç bombardineve dhe krimeve të panumërta në Ukrainë ka sjellë edhe rritjen e inflacionit në të gjithë botën përfshirë edhe Shqipërinë.
“Sot 80-vjetori i Çlirimit të Ballshit. Ky moment e gjen Europën në një LUFTË të shkaktuar nga një agresor i njëjtë si Hitleri, diktatori rus Vladimir Putin. Lufta ka sjellë si pasojë, përveç bombardineve dhe krimeve të panumërta në Ukrainë, edhe rritjen e inflacionit në të gjithë botën, por patjetër në Europë dhe sigurisht edhe në Shqipëri.
Bota demokratike është sot në luftë me Vladimir Putin, çdo vend demokratik është në luftë me diktatorin rus. Për fat të keq opozita e drejtuar nga Saliu dhe Iliri, rezultojnë të përfshirë në bordorotë e regjimit të Kremlinit”./m.j