Gleart Gusholli mbajti peng për një javë dhe dhunoi në mënyrë makabre të dashurën e tij 28-vjeçare.
Gazetarja Klodiana Lala e cila ka qenë e pranishme në spitalin e Traumës pasi mësoi lajmin, tregoi në një intervistë për Euronews Albania se kishte parë plagët në trupin e të resë.
Ne nuk e dimë akoma se çfarë ka ndodhur brenda asaj shtëpie, nëse ka pasur persona të dytë apo të tretë të përfshirë.
Ne kemi rrëfimin e një vajze që cilido qoftë motivi, problemi është se sot një djalë 31-vjeçar i cili më herët ka qenë në burg në Austri…vajza e ka pritur sa ka dalë nga burgu dhe të rinisin jetën së bashku dhe ai ka shkuar deri aty, sa dhuna ka qenë aq e tmerrshme dhe aq barbare sa vajza ka menduar të vrasë veten,” – u shpreh Lala.
Gazetarja tregoi se vajza ka pirë ilaçe, është ngjitur në katin e pestë për t’u hedhur dhe djali nuk e ka lejuar me arsyetimin se ajo duhet të vuajë./m.j