28-vjeçarja e cila u mor peng për një javë nga i dashuri dhe u dhunua sistematikisht ka folur për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Ajo ka treguar se 31-vjeçari Gleart Gusholli e ka dhunuar me këmbë karrigeje, shkelma dhe grushte.
“Glearti me ka dhunuar me këmbë karrigeje, me godiste me shkelma dhe grushte. Kam tentuar të hidhem nga i pestë nga dhuna”, ka thënë e reja.
Sakaq avokati mbrojtës i saj Enea Cenko ka kërkuar mbrojtje për klienten e tij. “Drejtësia të flasë për rastin, kërkojmë mbrojtje dhe siguri për jetën e vajzës”, ka deklaruar Cenko.
28-vjeçarja iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale pas dhunës barbare të Gleard Gushollit.
31-vjeçari Gusholli mbajti të mbyllur dhe dhunoi barbarisht një javë me radhë bashkëjetuesen e tij 28 vjeçare.
Ndërkohë në pranga përvec të dashurit, ranë edhe 4 shokët e Gushollit, të cilët e kanë përkrahur dhe nuk kanë bërë denoncim për ngjarjen.
Më konkretisht Besmir Nurçellari dhe Arjan Sheta, nuk kallëzuan krimin dhe fshehën provat.
Ndërsa dy vëllezërit Bledi dhe Erlind Katreshi e larguan nga vendi i ngjarjes.
/s.f