Më 6 maj është finalja e madhe e “Big Brother VIP2” dhe të gjithë po e presin me padurim. Banorët mundohen që të bëjnë publikun për vete në mënyrë që të shkojnë në finale.
Nga ana tjetër, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli duket se po i shijojnë këto ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke lënë kështu pas sherret e tyre të mëparshme.
Në një moment të qëndrimit të tyre në shtëpi, dëgjohet se ata bisedonin me njëri-tjetrin, ndërsa Luizi i pohon se moderatorja nuk ka by**ë që të merret me të.
E mes të qeshurave dhe batutave, Kiara pohoi se ajo ka, madje shumë.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Dua të bëj një tatuazh këtu (tregon krahun)
Kiara: Ahh, këto gjëra nuk i kam qejf unë
Luizi: As unë nuk i kam qejf. As xhinset, as xhiboksin
Kiara: Je mësuar ti tatuazh sipër tatuazhit ehh?!
Luizi: Fillove ti duke luajtur me porta të vogla. Po bën si lojtare tani? T’i fiki dritat, llambat unë. Do luash ti me mua?
Kiara: Fort
Luizi: Ok hajde hajde luaj, o luaj mendsh
Kiara: S’kam pra
Luizi: S’ke by**ë me u marr me mua
Kiara: Aq kam sa nuk ta pret mendja