Arbian Mazniku, nënkryetar i Bashkisë Tiranë thotë se në mandatin e tretë ekipi drejtues në këto zgjedhje do të bëjë ndërhyrje kapilare në infrastrukturën e kryeqytetit.
Në një intervistë për emisionin E-ZONE, Mazniku e vë theksin tek investimet në çdo lagje, kjo pas përfundimit të disa veprave të mëdha publike në këto tretë vite.
“Tirana nuk i ka patur më mirë punët nga ekonomia sesa sot. Numri i bizneseve gati është dyfishuar duke arritur në 55 mijë, ndërsa numri i qytetarëve të punësuar është rritur ndjeshëm duke arritur në 436 mijë. Ne mendojmë se në katër vitet në vijim do të kemi mundësinë të ndërhyjmë në çdo lagje për të investuar në rehabilitim e tyre. Do të bëjmë ndërhyrje kapilare për ta bërë edhe më evropian kryeqytetin”, -u shpreh Mazniku.
/a.r