Të gjithë fermerët në vendin tonë tashmë kanë një dritare digjitale e cila u vjen në ndihmë me informacione, por edhe për procedurat e mbështetjes me fonde. Sipas zv.ministrit të bujqësisë Enio Civici kjo dritare e re do jetë një ndihmë e madhe për fermerët.
Ky portal ofron informacion edhe për konsumatorët, pasi gjejnë çmimet ditore të perimeve dhe zarzavateve.
Në këtë dritare digjitale ka informacione edhe për tokat bujqësore që jepen me qira.
Në portalin e fermerit, agroalbania.al ka te dhena edhe për pikat e agroturizmit në të gjithë vendin, duke ndihmuar kështu jo vetëm subjektet tregëtare të promovohen por informohen edhe turistët.
/a.r