Drejtësia amerikane ka dënuar me burgim të përjetëshëm një 48-vjeçar shqiptar. Ky i fundit akuzohet për vrasjen me armë të një kolegu të tij në gusht të vitit 2021, në Oakland Country, në Miçigan të SHBA-ve.
I identifikuar si Astrit Bushi, shqiptari u shpall fajtor për vrasje të shkallës së parë ndaj 49-vjeçarit Grgory Lanier Robertson, nga Pontiac. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në më 11 gusht 2021, kur policia e zonës mori raportimin se 49-vjeçari ishte pa ndjenja.
Si shqiptari dhe viktima, të dy ishin punonjës pastrimi dhe aksidenti kishte ndodhur në orar pune.
/e.d