Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj me anë të një postimi në rrjetin social “facebook” ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkën.
Me pamje nga qyteti i Korëës, Begaj shkruan se kjo festë sjellë rigjallërimin e jetës, gëzim e shpresë dhe shënon një nisje të re.
“Gëzuar Pashkën për të gjithë besimtarët ortodoksë,” shkruan Begaj.
Postimi i plotë:
Gëzuar Pashkën për të gjithë besimtarët ortodoksë!
Kjo festë e shenjtë sjell rigjallërimin e jetës, gëzim e shpresë dhe shënon një nisje te re! Qoftë ajo e bekuar për të gjithë shqiptarët!
/e.d