Aksident tragjik në Greqi. Mediat vendase shkruajnë një makinë tip ‘Audi’ të tranportonte emigrantë të paligjshëm në përpjekje për t’u larguar nga policia është përplasur me një makinë tjetër, e për pasojë 4 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Egnatia Aleksandropolis-Komotini, rrugës për në Aleksandropolis. Gjithçka ka ndodhur kur ‘AUDI A4’ me gjithsej 10 persona, emigrantë të paligjshëm ka hyrë në kryqëzimin e Makrit në rrugën Egnatia për në Komotinë, por në drejtim të kundërt të qarkullimit.
Për pasojë, ai u përplas kokë më kokë me një automjet tjetër që po shkonte drejt Aleksandropolisit. Drejtuesi grek i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me autoambulancë të EKAV-së në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Aleksandoupolis.
Trupat e të vdekurve dhe të plagosurve u nxorrën me shumë vështirësi nga forcat e zjarrfikëses, ndërsa 6 emigrantët e paligjshëm po trajtohen me plagë të rënda në spitalin e Aleksandoupolit.
/a.r