Në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, gjatë 24 orëve të fundit ka patur fluks lëvizjesh.
Policia e Shetit bën të ditur se për këtë arsye janë marrë masa të shtuara për përballimin e fluksit në hyrje ku kanë hyrë në vendin tonë 7242 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 1959 automjete.
Nga Policia Kufitare janë marrë masa për shtimin e sporteleve, me qëllim eleminimin e radhëve të gjata.
Gjithashtu, falë bashkëpunimit me homologët grekë, janë shtuar sportelet, me qëllim që lëvizja të jetë e njëtrajtshme.
Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë po punohet me 6 sportele, 3 në hyrje dhe 3 në dalje.
Edhe në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë përgjatë ditëve të fundit, është paraqitur fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve si në hyrje, ashtu edhe në dalje të Shqipërisë.
Falë masave të marra nga Policia Kufitare dhe bashkëpunimit me homologët grekë, është punuar me kapacitet të plotë të numrit të sporteleve, me qëllim lëvizjen e njëtrajtshme dhe shmangien e krijimit të radhëve.
Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë aktualisht po punohet me 6 sportele, 3 në hyrje dhe 3 në dalje.
Përgjatë ditës së djeshme në vendin tonë nga kjo pikë kufitare kanë hyrë 5612 shtetas dhe kanë dalë 3257 shtetas.
/a.r