Një pronar biznesi në Himarë ka kallëzuar në polici largimin e dy punonjësve të tij. Sipas uniformave blu bëhet fjalë për dy punonjës nga Nepali. Në njoftim thuhet se pronari i ka kallëzuar punonjësit se janë larguar në kundërshtim me kontratën e punës.
“Më datë 14.04.2023, ka kallëzuar shtetasi M. K., se dy punëtor të biznesit të tij në Himarë, shtetasit P. G, dhe L. S., të dy banues në Nepal, janë larguar në kundërshtim me kontratën e punës”, njoftoi policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/a.r