Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Beyoğlu të Turqisë, ku një biznesmen libanez është marrë peng nga katër persona, të veshur si punonjës të policisë. Madje ata i kanë vendosur edhe armën në gojë biznesmenit, duke e marrë me forcë.
Mësohet se ata e kanë dhunuar prenë e tyre, i kanë vendosur pranga plastike dhe e rrëmbyen nëpërmjet kërcënimit të armës. Ndërkohë, ata i kërkuan një shpërblim të majmë gruas së viktimës për “kokën” e të shoqit.
Kur ata shkuan për të marrë shpërblimin që kërkonin, iu vunë prangat nga policia. Gjithçka është fiksuar në kamerat e sigurisë së godinës ku ndodhi peng marrja.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale të “grabitjes (zhvatjes), “kanosjes” dhe “heqjes së lirisë”, ndërkohë viktima është liruar dhe është kthyer pranë familjes së tij, pas marrjes në pyetje./m.j