Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në një lidhje skype në studion e “Newsline” me gazetaren Viol Xhafaj në ABC News, tha se PS nuk bën program për një palë zgjedhje dhe ata janë duke zbatuar programin “ Vizioni, Shqipëria 2030”.
Ai shtoi se ata nuk mund të konkurrojnë me kundërshtarë që premtojnë gjëra që nuk bëhen kurrë.
“Po na akuzojnë se po zbatojnë programin tonë të 2021 deri në vitin 2030. Një prej tyre është rritja e pagave.
900 euro paga e mësuesve të gjimnazeve, po ashtu edhe mjekët, këta të fundit ka marrë një rritje që këtë muaj. PS nuk bën program për një palë zgjedhje, ne kemi programin të cilin jemi në zbatim e sipër.
Më shumë vende pune, paga që justifikojnë punën, në shërbimin publik, por edhe atë privat. Të ardhurat për frymë ishin mbi 300 mijë euro, ndërsa sot mbi 6 mijë e 500 euro. Po ashtu buxheti sot është dy herë më i madh se ai që na la Berisha.
Ne nuk konkurrojmë dot me kundërshtarë që premtojnë gjëra që nuk bëhen kurrë. Këto zgjedhje janë më të thjeshtat që Shqipëria ka pasur njëherë, vazhdimi përpara, ose kthimi prapa në humnerë”, tha Balla.
Balla shtoi se normalisht që kandidatët e tyre për kryetar bashkie e kanë një program të tyrin që do të firmosin më “14 Maj” me qytetarët.
“Natyrshëm që çdo kandidat ka një program, për ta firmosur më 14 maj mes tyre dhe qytetarëve.
Po këto vite kanë treguar se kur e con votën dëm, ata e marrin dhe përdorin për interesat e tyre. Kur e jep votën për kandidatët e PS, nuk gjen një bashki ku nuk është punuar.
Kandidatët e PS do të jenë kryetarët e bashkive, këta të tjerët do të mbeten kandidatë”, tha ai./m.j