Spartak Ngjela e cilësoi vendimin e Bujar Nishanit për zvarritjen e dekretimit të ministrave, si një hakmarrje për ato që i quajti përbuzje që i bëri Kryeministri për pritjen e John Kerry.
“Presidenti gjeti një pikë delikate ta shfrytëzonte sepse kryeministri e përbuzi për daljen tek shkallët e avionit.
Ai fyu shtetin atje kur doli tek shkallët e avionit dhe ishte një hakmarrje proceduriale.
Ka disa anomali të inertësisë së totalitarizmit, të mbetura që nga Presidiumit i Kuvendit Popullor dhe këta kështu e kanë vazhduar.
Diskutuam kur u hartua Kushtetuta që këto janë kompetenca formale, nuk janë thelbësore. Kompetencë thelbësore e Presidentit është atëherë kur ai shpreh vullnetin e tij.
Filtrat që thotë Sali Berisha nuk vlejnë sepse nuk mund të rrëzojë presidenti kryeministrin”, tha Ngjela në Top Story.
Për Spartak Ngjelën, vonesa nga ana e presidentit për të nxjerrë dekretet dhe adresimi në Kushtetuese për interpetim janë krejtësisht vendime politike.
“Presidenti nuk është i pavarur, nuk është profesionist dhe është i emëruar dhe ai që e emëron njëherë e nxjerr tek shkallët e avionit dhe pastaj bën këtë”, deklaroi avokati.
Tema