Katër persona, tre burra dhe një grua, vdiqën nga uria, pas një agjërimi të rreptë për të shmangur “mallkimin e fundit të botës”, sipas rekomandimeve të një prifti vendas.
Një duzinë ndjekës të tjerë të Kishës së diskutueshme Ndërkombëtare të Lajmit të Mirë u shpëtuan pasi policia bastisi një shtëpi në fshatin Shakahola, Qarku Kilifi, Kenia, raportuan mediat lokale.
“I gjetëm në gjendje shumë të keqe, disa prej tyre i ra të fikët rrugës për në spital. Mund të konfirmojmë se katër prej tyre kanë vdekur, ndërsa të tjerët po marrin trajtim në një spital në Malindi”, tha një burim i sigurisë i përfshirë në operacioni.
Në raportin e policisë thuhej se ata morën raporte për disa qytetarë që vdisnin nga uria nën pretendimin e takimit me Jezusin sipas asaj që u kishte thënë i dyshuari Mackenzie Ntenga, një pastor i Kishës Ndërkombëtare të Lajmit të Mirë.
Gjurmët e gishtave të të vdekurve u morën për qëllime identifikimi, pasi shumica nuk kishin dokumente identifikimi apo celularë.
/s.f