Ndonëse partitë politike e kanë nisur prej kohësh fushatën, zyrtarisht ajo u çel këtë të premte, një muaj para zgjedhjeve të 14 majit.
Në zgjedhje garojnë 23 mijë e 800 kandidatë për kryetarë bashkie dhe për anëtarë të këshillave bashkiakë në 61 bashkitë e vendit.
Identifikimi i votuesve do të jetë elektronik në të gjithë vendin, ndërsa votimi elektronik pas testimit në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit në njësinë numër 10 në Tiranë do të aplikohet në tre bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë.
Këto janë zgjedhjet më të shtrenjta të organizuara ndonjëherë. Kostoja e tyre financiare përllogaritet në gati 4 miliardë lekë, ose rreth 35 milionë euro.
Gjysma e shumës do të shkojë për votimin elektronik, pjesa tjetër është kosto e fletëve të votimit dhe pagesat për komisionerët e operatorët e pajisjeve të identifikimit elektronik.
/s.f