Në nisje të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, kandidati i PD për Bashkinë Tiranë, Ronald Bejko u ka kërkuar besnikëve demokratë të jenë racionalë.
Ai u ka kërkuar demokratëve dhe qytetarëve të mos hutohen nga ata që strehohen në partitë e majta.
Po sot, Partia Demokratike ka zbuluar edhe sloganin i cili me sa duket do të jetë “Frymëmarrje për Shqipërinë”.
Bejko deklaroi se çdo pikë të programit që shkruhet në ‘libër’ do të prezantohet te grupet e interesit.
“Qëllimi ynë është të çlirojmë Tiranën nga kthetrat e grabitqarëve. Ne programin e kemi gati. Tezat e këtij program do bëhen publike ditën e çeljes dhe çdo pikë e këtij program do të prezantohet te grupet e interesit, banorët e zonave rurale dhe atje do flitet qartë, do thuhet e vërteta që është aleati ynë më i madh në këtë zgjedhje. Do kemi një rrugëtim intensiv por së bashku do ia dalim”, tha Bejko.
/a.r