I ftuar në Euronews Albania, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, foli në lidhje me situatën në Partinë Demokratike dhe përplasjet me ish-kryeministrin Berisha.
Alibeaj tha se Berisha përdori zhgënjimin e demokratëve nga humbja në 25 prill 2021, duke ia faturuar humbjen Bashës, dhe duke marrë rezultat pozitiv në zgjedhjet e 6 marsit.
Por kreu i komanduar i PD-së theksoi se një nga faktorët kyç që demokratët humbën në zgjedhjet e përgjithshme ishte modeli i korrupsionit të Berishës, duke e bërë atë fajtorin kryesor.
Alibeaj, nënvizoi se mungesa e mbështetjes ndërkombëtare për shkak të Berishës u bë arsyeja se përse u certifikuan zgjedhjet e vjedhura të kryeministrit Rama.
“Çështja e shumicës dhe pakicës janë çështje që janë të pamatshme, ose janë të matshme në një momet dhe pastaj me kalimin e kohës janë të ndryshueshme. E kuptoj në 6 mars dhe dikush mund të thotë që kishte shumicën, por çfarë ndodhi në atë kohë? Në një mënyrë aspak të moralshme përdori dëshpërimin e të gjithë demokratëve për atë çfarë ndodhi më 25 prill të 2021-shit. Të cilat në fakt ishin zgjedhje të vjedhura. Nëse e mbani mend pas 25 prillit tha që zgjedhjet nuk ishin të vjedhura por ishin të shitura prej Lulzim Bashës.
Sepse ishte e dukshme sepse donte që fajin t’ia faturonte dikujt tjetër. Fajin më të madh të humbjes së PD-së në zgjedhjet e 25 prillit ishte pikërisht fenomeni që ai përfaqësonte. Por nëse Partia Demokratike nuk erdhi në pushtet dhe nuk pati mbështetjen e partnerëve euro-atlantikë, ishte pikërisht ekzistenca e modelit të tij të qeverisjes që datonte nga viti 2013, arroganca dhe korrupsioni”, tha Alibeaj.
/s.f