Gjykata e Elbasanit ka vendosur të mos ekstradojë në Rusi “spiunen” ruse Svetlana Timofeeva, e arrestuar në Shqipëri gjatë vitit 2022.
Timofeeva kërkohet edhe nga autoritetet ruse për veprën penale ‘Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror’, vendim ky i dhënë që më 25 Gusht të vitit të kaluar nga Gjykata e Meshchanky Moskë.
Por trupa gjykuese e Elbasanit vendosi që të mos e ekstradojë Svetlana Timofeevan drejt shtetit rus. Vetë kjo e fundit ishte shprehur kundër ekstradimit në Rusi.
Sipas gjykatës vendimi për mosekstradimin e shtestases ruse vjen pasi në shtetin rus mund t’i shkelen të drejtat e parashikuara në Konventën Ndërkombëtare.
Mikhael Zarin 24 vjeç, Svetlana Timofeeva 33 vjeçe të dy nga Rusia dhe Fiodor Mihailoviç nga Ukraina, u ndaluan më 20 Gusht 2022 pasi sulmuan me spraj neuroparalizues ushtarakët Ardian Xhaka dhe Aldi Bici, roje të Uzinës Ushtarake të Çekinit në Gramsh ku ata po filmonin pa leje.
/a.r