Disfatat e njëpasnjëshme në Ukrainë, i kanë shkaktuar ushtrisë ruse dëme shumë të mëdha në njerëz dhe ka detyruar autoritetet që të thërrasin mobilizim dy herë për të shtuar radhët dhe vijuar të ashtuquajturin “operacion special”.
Javën e fundit, presidenti Putin nënshkroi një ligj të ri që u miratua dhe nga parlamenti, i cili i hap rrugën mobilizimit të mijëra të rinjve.
Ekspertët e huaj i kanë parë me dyshime këto ndryshimet që sipas tyre mundësojnë dhe rekrutimin e maturantëve që sapo kanë mbushur 18 vjeç, ndërkohë që personat që refuzojnë sanksionet do të jenë më të forta.
Në konferencën e fundit për shtyp, kreu i Kremlinit siguroi prindërit se 18 dhe 19 vjeçarët nuk do të dërgohen në llogoret e luftës, por do t’i nënshtrohen stërvitjes.
Lëvizje të tilla konsiderohen nga ekspertët si tentativa për të joshur burrat e moshave të reja për të veshur uniformën ushtarake duke u premtuar rroga më të mëdha, me hapa delikate rekrutimi para një mobilizimi të plotë.
/a.r