Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut Dibrër kanë rënë reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i rrugës së Arbrit, Bypassi Qafë Murrizë është bllokuar përkohësisht dhe subjekti kontraktor po punojnë për pastrimin dhe hapjen e saj.
Për këtë arsye, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass-Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.
Policia e Rrugore iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.
/a.r